Kryqi i Kuq ngritë shqetësim, refugjatët në Ballkan po ballafaqohen me të ftohtit

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se refugjatët në Ballkan, po ballafaqohen me kushte të vështira në rritje, për shkak të të reshurave të mëdha dhe motit të ftohtë.

Lajme

03/10/2015 10:55

Dje kjo organizatë ka kumtuar se përkeqësimi i motit sjell “rreziqe të mëdha për shëndet dhe siguri për njerëzit që tashmë i kanë kaluar mijëra kilometra, shpeshherë me qasje të kufizuar në ushqim, nevojat bazike, strehim ose kujdes mjekësor”.

Serbia është në qendër të korridorit ballkanik për refugjatët që kalojnë nga Greqia në Maqedoni, e pastaj nëpër Serbi, shkojnë në Hungari apo Kroaci.

Afro 250 mijë imigrantë vlerësohet se kanë kaluar nëpër Serbi, gjatë këtij viti.

Vesna Millenoviq, zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe, tha se “shqetësimi ynë kryesor është se çka do të ndodhë në pak javët dhe muajt e ardhshëm, meqë moti në vjeshtë dhe dimër mund të shumë i keq në rajon”./REL/