Kryeziu thotë se lakmia për pushtet e ka bërë VV-në si partitë tjera

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas publikimit të SMS-ve ofendues ndaj Albin Kurtit, të bëra nga Aida Derguti.

Lajme

08/12/2017 19:57

Kryeziu ka thënë, se VV-ja duke e ndjekur rrugën e shpejt për ardhje në pushtet është shëndrruar në grupim politik me laramani ideologjike, transmeton lajmi.net.

“VV-ja duke e ndjekë rrugën për ardhje sa më të shpejtë në pushtet, është shndërruar në grupim politik me laramani ideologjike, të cilat janë në kundërthënie edhe në betejë të vazhdueshme me njëra tjetrën”, ka shkruar ai në Facebook.

Më pas, Kryeziu ka thënë se ka kohë që VV-ja është bërë parti sikurse të tjerat. /Lajmi.net/