Kryeziu: Me asnjë çmim s’duhet të lejohet rinumërimi i votave

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se rinumërimi i të gjitha votave, vetëm për motive politike dhe pa argumente është dëmtim i integritetit zgjedhor dhe degradim i demokracisë.

Lajme

21/11/2017 22:54

Ky reagim i tij erdhi pas kërkesës së LDK’së që të ketë rinumërim të votave.

Sipas Kryeziut, rinumërimi i votave nuk duhet të lejohet nëse nuk ka argumente se duhet të ndodhë një gjë e tillë.

“Rinumërimi i të gjitha kutive të votimit vetëm me motive politike pa ofruar fakte dhe argumente të qëndrueshme është dëmtim i integritetit zgjedhor edhe degradim i demokracisë. E kjo për askënd dhe për asnjë çmim nuk duhet të lejohet të ndodhë. Vlerat e demokracisë kanë peshë atëherë kur garantohet zgjedhja ose pranohet humbja edhe me një votë diferencë”, shkroi Kryeziu.