Kryeveprat arkitekturore të Islamit (Foto + Video)

Xhamia me zbukurime e Sheikh Zayed Grand është aq spektakolare, sa që, më shumë se 400.000 adhurues të devotshëm bëjnë pelegrinazh në Abu Dhabi dhe luten gjatë ditës dhe festimeve vjetore të Bajramit.

Bota

06/04/2015 23:53

Fotografi britanik Julian John është i mahnitur nga bukuritë e brendshme të pabesueshme të xhamisë më të madhe në Lindjen e Mesme, transmeton DailyMail.

Tani John jeton jashtë vendit, viziton xhamitë e lutjes sa më shpesh të jetë e mundur dhe i fotografon ato që ai beson se janë “xhevahirët e Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Juliani është me origjinë nga Brighton, Sussex, por tani jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe në katër vitet e fundit, i cili është duke planifikuar një ekspozitë të fotografive të tij epike.

“Ajo ka qenë përshkruar si një kryevepër e arkitekturës islame dhe është me të vërtetë një çudi moderne e botës”, thotë ai për xhaminë më të madhe të Lindjes së Mesme.

Struktura e kësaj xhamie mbresëlënëse mori gati 10 vjet për ta ndërtuar, dhe për ndërtimin e saj punuan mbi 30.000 punëtorë.

Ndërtimi i saj përfundoi në vitin 2007. / lajmi.net

2 3 4 5 6 7 8 9

YouTube player