Kryetari Veseli vizitoi Gardën Kombëtare të Iowas, merr përkrahje për Ushtrinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Lajme

07/12/2018 11:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Kryetari Veseli është pritur nga gjenerali Timothy Orr dhe drejtues të therë të Gardës se Iowa-s.

Gjatë vizitës u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës.

Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri, transmeton lajmi.net.

Kryetari Veseli rikonfirmoi se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, por edhe në zona të tjera kudo qe do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes.

Gjenerali Timothy Orr ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës.

Pas Iowa-s, kryetari Veseli do të vazhdojë në vizitën në ShBA me takime të rëndësishme në Washington dhe New York.​ /Lajmi.net/