Kryetari Veseli ngushëllime për Shchokenhof, humbje edhe për Kosovën

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllimet e tij për liderët gjerman, kancelarës Angela Merkel dhe Norbert Lammert për vdekjen e deputetin Andreas Shchokenhof.

Lajme

14/12/2014 16:36

Veseli, përmes një publikimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se, lajmin për vdekjen e Shchokenhof, e ka pranuar me hidhërim të thellë, duke e quajtur në anën tjetër një humbje të madhe për Bundestagun Gjerman.

“Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për Juve e nderuara Zonja Kancelare, për Bundestagun, CDU-CSU-në dhe mbarë popullin gjerman por edhe për Kosovën dhe popullin e saj për të cilën Z. Schokenhof ishte aq shumë i përkushtuar. Ju lutem shkëlqesi, pranoni ngushëllimet e mija, të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj në këtë humbje të madhe, të mikut tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Veseli në facebook.

“Në këto çaste të rënda, jemi pranë jush, Familjarëve të Z. Schokenhof dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Kadri Veseli. Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet më tutje në shkrimin që Veseli ka publikuar në facebook.