Kryetari i Plisave: Kosovë – Kroaci, ky ekip dua të fitojë (FOTO)

Kryetari i Plisave, Albert Kastrani ka thënë se dëshiron që Kosova të shënojë fitore ndaj Kroacisë njësoj sikurse Shqipëria kundër Lihtenshtajnit.

Sport

06/10/2016 14:31

Plisat nuk janë në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Mirëpo, ata nuk ia dëshirojnë të keqen ekipit të Albert Bunjakut.

Kryetari i Plisave, Albert Kastrani ka thënë se dëshiron që Kosova të shënojë fitore ndaj Kroacisë njësoj sikurse Shqipëria kundër Lihtenshtajnit, përcjell “Lajmi.net”.

“Sot lujne Shqiperia dhe Kosova. Te shpresojme e te festojme per fitoren e te dyjave sepse armiqte i kemi tjeter kun. Kosova osht’ zemra e Shqiperise”, shkruan Kastrani në Facebook.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.