Kryetari Lladrovci fton bashkatdhetarët në takim

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, fton të gjithë bashkatdhetarët në takim për të bashkëbiseduar për proceset e përbashkëta si dhe për të dëgjuar kërkesat dhe idetë e tyre për një qeverisje lokale sa më të mirë për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Lajme

24/07/2018 11:52

Takimi do të mbahet të enjten, me datën 2 gusht 2018, duke filluar nga ora 14:00 në restaurant Dijamant, Drenas.

Përndryshe nga data 9 korrik 2018, Komuna e Drenasit ka nisur aktivitetet për muajin e Mërgatës 2018, event ky që mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci dhe do të zgjasë 28 ditë me aktivitete të ndryshme kulturore në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nder të bashkatdhetarëve që të kalojnë sa më mirë në vendlindjen e tyre gjatë pushimeve verore së bashku me familje.

Deri më tani për nder të bashkatdhetarëve tanë, kanë përformuar live këngëtarët e mirënjohur të estradës sonë, si: grupi muzikor Fisniket, Baboo Darabuka, Robert Berisha, Korab Shaqiri, Besart Halim, Shqipri Kelmendi-Lazgushi, Gent Fatali, Kosovare Hasi, Valëza Zogu dhe Hajzer Gjoshi. Ndërsa pritet të përformoj të premten, më datë 27 korrik 2018, këngëtari i mirënjohur Ardian Bujupi me DJ Dalool.

Përndryshe, eventi Muaji i Mërgatës organizohet nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me OJQ “Panajot Kanaçi” dhe do të zgjasë deri më 7 gusht 2018./Lajmi.net/