Kryetari Lladrovci dhe Kryeparlamentari Veseli marrin pjesë në rivarrimin e trupave të dëshmorëve nga Polaci në Marinë

Kryetari Lladrovci dhe Kryeparlamentari Veseli marrin pjesë në rivarrimin e trupave të dëshmorëve nga Polaci në Marinë

Lajme

22/06/2018 11:01

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli kanë marr pjesë në rivarrimin e dëshmorëve nga varrezat e Polacit në Memorialin e Lirisë i ndërtuar në fshatin Morinë.

 Gjatë pjesës ceremoniale të rivarrimit, kanë parë për së afërmi procesin e rivarrimit të trupave të dëshmorëve të Komunës së Drenasit dhe të Skenderajt. Këtë ditë, është bërë edhe rivarrimi i gjeneral Bedri Shala e Rasim Kiçina dhe dëshmorëve të tjerë.

 Dëshmorët janë duke u rivarrosur me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore. /Lajmi.net/