Kryetari Jashari takohet me kryeshefin Morina, diskutojnë për vështirësitë dhe borxhet e trashëguara të “Unitetit”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetari Nuredin Lushtaku, kanë pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të KRM “Uniteti”, Gazmend Morina me bashkëpunëtorë, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në të cilën gjendet kjo ndërmarrje.

Lajme

06/12/2018 18:43

Kryetari Jashari ka treguar se në këtë takim me theks të veçantë është diskutuar për vështirësitë që ka kjo kompani, si dhe borxhin që ka trashëguar menaxhimet i ri nga ai paraprak.

Ja postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Me nënkryetarin Lushtaku dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Ibush Hetemi, sot kemi takuar Drejtorin e ri Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Uniteti”, Gazmend Morina dhe zyrtarët tjerë të kësaj kompanie, ku kemi diskutuar për situatën aktuale në të cilën gjendet Ndërmarrja “Uniteti”.

Me theks të veçantë kemi diskutuar për vështirësitë që ka kjo kompani, si dhe borxhin që ka trashëguar menaxhimet i ri nga ai paraprak.

Si kryetar i Komunës së Skenderajt, i ofrova mbështetje institucionale drejtorit Morina, sa i përket angazhimit të Ndërmarrjes Publike “Uniteti” për inkasimin e borxheve nga ana e qytetarëve.

Kjo kompani dita-ditës po shtrin aktivitetin e saj në gjithë territorin e komunës sonë, ndaj edhe qytetarët duhet t’i kryejnë obligimet e veta, në mënyrë që të ketë shërbimeve efikase nga Ndërmarrja Publike “Uniteti”.