Kryetari i VV-së në Kçiq flet për 50 dorëheqje nga ky subjekt

50 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Mitrovica kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Lajme

21/02/2019 15:09

Kryetari i pikës së VV’së në Kçiq i Madh, Hasan Hasani ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së këtyre aktivistëve është keqpërdorimi me pushtetin.

“Arsye për dorëheqje sipas Hasanit është se VV në Mitrovicë është mbyllur në mbrojtje të interesave klanore të Faruk Mujkës dhe Agim Bahtirit. Pasi thotë se në Mitrovicë, të nënshtruarit e Faruk Mujkës ngasin për të punësuar dajë e teze, me heshtjen e krerëve të Vetëvendosjes në Prishtinë”, thuhet në statusin e Hasanit në Facebook”, ka shkruar Hasani.

Sipas tyre, sot nuk ka mbetur asgjë nga “Ajo”VETËVENDOSJE! për të cilën ishin gati për çdo gjë.

“Siç duket, ndarja e pushtetit me Agim Bahtirin është mbi çdo parim dhe mbi shpirtin e aktivistëve. Sot, nuk ka mbetur asgjë nga “Ajo”VETËVENDOSJE! për të cilën ishim gati për çdo gjë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

DORËHEQJE E 50 ANETARËVE TË VV NGA MITROVICA PËR SHKAK TË KEQPËRDORIMEVE ME PUSHTETIN

Të dashur miq,

Si Kryetar i Pikës Kçiq i Madh dhe në emër të shumicës dërmuese të anëtarëve të poshtëshënuar deklarojmë dorëheqjen e parevokueshme nga statusi i anëtarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

VV në Mitrovicë është mbyllur në mbrojtje të interesave klanore të Faruk Mujkës, dhe njëkohësisht një vegël e një kryetari injorant, siç është Agim Bahtiri. Në Mitrovicë, të nënshtruarit e Faruk Mujkës ngasin për të punësuar dajë e teze, me heshtjen e krerëve të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Në zgjedhjet e fundit, anëtarët e kryesisë në Mitrovicë janë zgjedhur me listë nga urdhërat e Vlora Haxhimehmedit, Sekretare Organizative e nivelit e qendror. Pas injorimit tonë të vazhdueshëm, ne nuk e kemi pranuar Faruk Mujkën për tubim në shkollën e Kçiqit. Si nevojë për hakmarrje, në mënyrë antistatutore Faruku mblodhi servilët në Kryesi të Qendrës së VV për ta pezulluar aktivitetin tonë.

Pasi kemi kërkuar sqarime, niveli qendror e ka pranuar se vendimi është antistatutor, por e ka mbrojtur Faruk Mujkën me çdo kusht. Ne përmes shkresave i kemi kërkuar sqarime edhe kryetarit Albin Kurti me datat 12.11.2018 dhe 14.01.2019, por kemi mbetur të injoruar. Siç duket, ndarja e pushtetit me Agim Bahtirin është mbi çdo parim dhe mbi shpirtin e aktivistëve. Sot, nuk ka mbetur asgjë nga “Ajo”VETËVENDOSJE! për të cilën ishim gati për çdo gjë.

Një sqarim të më të detajuar e gjeni më poshtë në ,,Comment’’

1 Hysni Hasani Kryetar
2 Rejhan Fejza Nënkryetar
3 Besart Fejza Sekretar Organizativ
4 Arben Fejza Delegat
5 Arian Ibishi Sekretar për financa
6 Astrit Ibishi Anëtar
7 Adnan Hasani Anëtar
8 Hasan Hasani Anëtar
9 Bajtë Hasani Anëtar
10 Florim Berisha Anëtar
11 Driton Mehmeti Anëtar
12 Mehmet Mehmeti Anëtar
13 Bashkim Mahmeti Anëtar
14 Muhamet Musliu Anëtar
15 NergjivaneHasani Anëtar
16 Naim Mehmeti Anëtar
17 Sami Mehmeti Anëtar
18 Rafet Mehmeti Anëtar
19 Muhamet Mehmeti Anëtar
20 Blerim Selimi Anëtar
21 Baki Brahimi Anëtar
22 Admir Berisha Anëtar
23 Fatmir Berisha Anëtar
24 Valon Mehmeti Anëtar
25 Aziz Aliu Anëtar
26 Adem Pllana Anëtar
27 Leutrim Fejza Anëtar
28 Lavdije Mustafa Anëtar
29 Albion Fejza Anëtar
30 Arben Mehmeti Anëtar
31 Mirsad Selimi Anëtar
32 Shqair Miftari Anëtar
33 Vehbi Berisha Anëtar
34 Berat Fejza Anëtar
35 Ferit Fejza Anëtar
36 Vjollca Fejza Anëtar
37 Agron Fejza Anëtar
38 Jeton Fejza Anëtar
39 Sead Brahimi Anëtar
40 Alban Brahimi Anëtar
41 Adem Hasani Anëtar
42 Naim Abiti Anëtar
43 Blerim Aliu Anëtar
44 Naim Pllana Anëtar
45 Vildane Deliu Anëtar
46 Edona Miftari Anëtar
47 Besarta Salihu-Fejza Anëtar
48 Hazir Fejza Anëtar
49 Kemail Deliu Anëtar
50 Behar Abiti An