Kryetari i Ulqinit: Thaçi, Ismail Qemaili i Kosovës

Komuna e Ulqinit i ka nderuar zëvendëskryeministrin Thaçi, me çmimin qytetar nderi i Ulqinit. Kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Fuad Haxhibeti, duke e ftuar në skenë zëvendëskryeministrin Thaci e ka quajtur Ismail Qemail të Kosovës.

Lajme

04/04/2015 14:01

Kurse, Thaci ka thënë se Ulqini po i jep, atë që e konfirmon ndjenjën që kanë shumë kosovarë.

“Të jem një qytetar i Ulqinit së bashku me Edin është një nder i veçantë. Ju po ma jepni një dekoratë që veç e konfirmon atë që e ndjejmë shumë kosovarë – ne tashmë jemi ulqinakë dhe ndihemi në Ulqin si në shtëpinë tonë”, ka thënë Thaci.

tha1

 

 

th

Me çmimin qytetarë nderi i Ulqinit është nderuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.