Kryetari i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi: Dekada e Re, mundësi për secilin

Kryetari i Rinisë Demokratike, Donjet Bislimi, ka falënderuar të rinjtë e PDK-së për angazhimin në procesin zgjedhor, të cilin ai e ka quajtur të shkëlqyeshëm, ndërsa është shprehur i lumtur që do të punojë bashkë me ta.

Lajme

11/07/2018 11:49

Në një video-mesazh, ai ka thënë se mijëra të rinj i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, për t’u bërë pjesë aktive e Platformës së Dekadës së Re.

“Të rinjtë i besojnë PDK-së dhe kanë arsye për këtë. Sepse, është e vërtetë, askush më shumë nuk ofron hapësirë zhvillimi për ta”, është shprehur Bislimi.

Kryetari i ri i Rinisë Demokratike, po ashtu, ka pohuar se Dekada e Re është programi më i mirë, më i natyrshëm dhe më konkret për të ardhmen.

“Dekada e Re është mundësi angazhimi për secilin”, ka deklaruar ai.