Kryetari i ri i UEFA-s, lajm i madh për Kosovën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri e ka komentuar zgjedhjen e presidentit të ri të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Sport

14/09/2016 16:13

Vokrri ka thënë se ky është lajm fantastik për futbollin e Kosovës pasi që kanë raporte të shkëlqyera me të.

“Ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës pasi që kemi raporte të shkëlqyera me  Ceferinin. Ne publikisht i kemi ofruar mbështetjen Ceferinit për president të UEFA-s, që pas shpalljes së kandidaturës së tij”, ka thënë Vokrri për Indeksonline.

I pyetur për zgjedhjen e Stankovic si nënkryetar i ri i UEFA-s, Vokrri ka thënë se nuk është ndonjë problem i madh ky.

“S’është ndonjë problem. Stankovic është emër i njohur në futbollin evropian dhe zgjedhja e tij nuk do t’i sjellë asnjë dëm futbollit të Kosovës”, ka thënë Vokrri.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4