Kryetari i Rahovecit fton qytetarët ta përcjellin bashkë seancën për ushtrinë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka ftuar familjarët e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës që nesër t’i bashkohen në sallën e Kuvendit Komunal për ta ndjekur seancën e votimit për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Lajme

13/12/2018 13:23

Ai ka thënë se ka kontributin e tyre të pashoq ne sot nuk do të gëzonim lirinë.

Andaj ai për këtë arsye ka shprehur dëshirën që këtë ditë historike të ndajë me ta.

“Jeni të ftuar që nesër më 14 dhjetor, nga ora 10:00, bashkë në sallën e Kuvendit Komunal të ndjekim seancën ku do të votohet formimi i Ushtrisë së Kosovës. Pa kontributin tuaj të pashoq ne sot nuk do të gëzonim as lirinë, as shtetin e as ushtrinë, andaj kam dëshirë që këtë ditë historike ta ndajmë e përjetojmë bashkë! Po ashtu, janë të ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të na bashkohen në këtë ditë të madhe për Kosovën”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Rahovecit.