Kryetari i Prishtinës me mesazh të qartë para balotazhit

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga LDK, Arban Abrashi, gjatë një vizite në Klubin e Futbollit Prishtina, ka garantuar fuqizimin e sportit në kryeqytet dhe ka thënë se pas fitores më 19 nëntor, sportistët e Prishtinës nuk do të kenë më nevojë të stërviten në komunat tjera, por do t’i kthejmë në Prishtinë, aty ku e kanë vendin.

Sport

15/11/2017 16:47

Kryetari i KF Prishtina, Remzi Ejupi u shpreh se është për keqardhje se si Komuna e Prishtinës e ka injoruar klubin më të madh të Kosovës.

Ai ka thënë se KF Prishtina meriton përkrahje më të madhe.

“Nuk mundemi që t’ia ndërrojmë klubit ngjyrat, pasi që Prishtina është bardh e kaltër, dhe mendoj që duhet sa më pak ta politizojmë sportin dhe t’i kushtojmë më shumë rëndësi”, tha ai.

 arbrashii