Kryetari i Preshevës me porosi të veçantë për Ditën e Flamurit

Edhe në Preshevë u festua Dita e Flamurit.

Lajme

28/11/2018 16:58

Shqiptarët në Preshevë sot festuan Ditën e Flamurit. Gjatë programit festiv për nder të Ditës së Flamurit, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dha një mesazh, shkruan lajmi.net.

Sipas Arifit, politika që ndjek qeverisja lokale në Preshevë është në përputhje me politikën e Tiranës dhe Prishtinës.

Arifi vuri në dukje se 28 Nëntori është një ditë e veçantë që bashkon të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe se qëllimi i secilit është që të jetë nën ombrellën e BE-së.

Tutje kryetari i Preshevës i tha qytetarëve, se Dita e Flamurit Shqiptar është një festë që sjell paqe dhe demokraci dhe se nuk duhet të ketë frikë askush, sepse siç theksoi ai, shqiptarët nuk po e kërcënojnë askënd, por që shqiptarët tani e kanë mundësinë që të krijojnë një të ardhme edhe më të mirë. /Lajmi.net/