Kryetari i Pejës shkel rregullat e komunikacionit, kalon në të kuqen (Foto)

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka shkelur rregullat e komunikacionit.

Lajme

09/01/2015 16:24

Ai ka kaluar semaforin derisa po tregonte ngjyrën e kuqe tek Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në Prishtinë. 

Pas takimit që pati me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, ku ishin të pranishëm edhe shumë kryetarë të komunave të tjera si dhe drejtorë të drejtorisë së Arsimit, Muhaxhiri ka kaluar rrugën duke mos përfillur rregullat komunikacionit. 

Në takim me Ministrin e Arsimit u bë e ditur se kryetarë të tjerë të Komunave që janë nën udhëheqje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk morën pjesë ngase kishin një takim të Kryesisë së LDK-së, deri sa Muhaxhiri ishte ai që mori pjesë. 

Prandaj, si duket për të arritur në takimin e kryesisë Muhaxhiri u detyra ti shkelë rregullat e komunikacionit. (Kosovapress)