Kryetari i Obiliqit tregon se kur do të ndërtohen banesat për rastet sociale

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi në një intervistë për lajmi.net, ka folur rreth premtimeve që kishte bërë gjatë fushatës, për ndërtimin e 50 njësive të banimit për rastet sociale.

Lajme

10/12/2018 21:04

Ai ka thënë se këto banime do të ndërtohen, por që janë në kërkim të hapësirave dhe siç thotë ai, ky projekt pritet të përfundohet gjatë viti të ardhshëm.

“Kjo është në strategjinë socio ekonomike që ne e kemi dhe kjo do të ndodh, shpresoj viti që vjen do të bëhet planifikimi, pra jemi në kërkim të hapësirës dhe shpresoj që vitin e ardhshëm do të finalizohet, me rishikimin e buxhetit dhe projektimi”, ka thënë Gashi në një intervistë për lajmi.net.

Për më shumë ndiqeni intervistën:

YouTube player