Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bënë betimin /VIDEO

Sot në një ceremoni zyrtare, kryetari i zgjedhur i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë betimin.

Lajme

14/12/2017 13:57

 

Sot është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Deçanit, ku është betuar Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për mandatin e tij të  parë.

Ramosaj ka kandiduar për herë të parë dhe ka fituar qysh në raundin e parë, me ç’rast ka marrë një përqindje të lartë të votave në këtë komunë, duke i ikur balotazhit.

Ramosaj në kabinetin e tij qeverisës pritet të ketë njerëz profesionist dhe me përvojë në fushat përkatëse, duke i dhënë një mundësi reale kësaj komune për zhvillim dhe integrim.

Ndonëse një komunë e vogël, Deçani vlerësohet si baza themelore e AAK-së, të cilën e udhëheq Ramush Haradinaj, njëherit Kryeministër i Republikës së Kosovës.