Pasuria e paluajtshme në emër të tij është, një shtëpi me oborr prej 5 ari që kap vlerën prej 180 mijë euro, ndërsa pasuria e paluajtshme e përbashkët arrin vlerën prej 130 mijë euro për shtëpi me oborr prej 15 ari, dhe tokë prej 1.5 hektarësh.
Ilazi ka deklaruar në AKK se posedon dy vetura, njëra e tipit pasat në vlerë prej 15 mijë euro, ndërsa vetura tjetër që nuk i është specifikuar firma ka vlerën 4 mijë euro.
Për punën që e bënë në Komunën e Kaçanikut, Besim Ilazi paguhet 14 mijë e 857 euro apo 1 mijë e 238 euro në muaj. Puna e dytë e Ilazit është ordinanca stomatologjike ku për një vit merr 8 mijë euro.
Ndërsa, bashkëshortja e tij, e cila është motër medicinale merr pagë vjetore 4 mijë e 854 euro apo 404 euro në muaj.
I pari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka deklaruar edhe të ardhurat nga pensioni i familjes së dëshmorit në vlerë prej 6 mijë e 240 në vit.