Kryetari i Hanit të Elezit pastron vetë borën nga rrugët

Kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma nuk ka qëndruar të hënën në zyrën e tij. Ai ka dalë nëpër rrugët e qytezës të cilën e drejton për ta hequr borën. Suma këtë nuk e ka bërë me lopatë por me veturën e tij zyrtare.

Lajme

13/01/2015 12:14

Në një foto që dikush ka postuar në rrjetin social Facebook shihet që Suma veturës së tij i ka vendosur “lopatë” të ekskavatorëve për ta hequr borën. Ngjarja sipas përshkrimit të fotos ka ndodhur më 12 janar. 

Suma ka fituar dy herë zgjedhjet për kryetar të Hanit të Elezit si kandidat i pavarur. Ai ka qenë epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës komandant i TMK-së në Han të Elezit.