Kryetari i Gjykatës Supreme skeptik për vetingun në Kosovë (VIDEO)

Drama për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Suprem tashmë ka marr fund.

Lajme

23/09/2017 20:24

Enver Peci, është dekretuar nga presidenti në këtë pozitë, dhe nga e hëna e ka nisur punën.

Por, pavarësisht ankesave dhe rishqyrtimit të gjithë procesit, ky thotë të ketë qëndruar indiferent dhe mohon se e di të ketë pasur ndërhyrje në zgjedhjen e tij, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, ish kryesuesi i Këshillit Gjyqësor për një gjë tjetër nuk e përjashton ndikimin e politikës.

Peci, thotë se për të zhvilluar sistemin e drejtësisë nevojiten më shumë para, pasi fondet asnjëherë nuk janë ndarë mjaftueshëm.

E  kur është fjala te politika, tashmë në programin e qeverisë së re është futur edhe një proces vetingu për sistemin e drejtësisë pa e përjashtuar politikën.

Por, kryetari i gjykatës së rregullt më të lartë në vend, shprehet skeptik për këtë çështje. Kjo, pasi sipas tij, një proces i tillë tashmë është bërë në Kosovë, vite më parë kur ishte bërë riemërimi i gjyqtarëve e prokurorëve.

YouTube player