Kryetari i FFK-së tregon nëse hedhja e mjeteve piroteknike pengon licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Kryetari i FFK, Agim Ademi në një intervistë për Promenadë Vere ka folur edhe për hedhjen e mjeteve piroteknike nga tifozët e Dritës.

Sport

14/08/2018 22:49

Ai gjatë intervistës se tij ka thënë se kjo gjë mund të potencohet në raport, por vetëm do të raportohet për sjelljen e tifozëve.

“Pavarësisht se janë të ndalueshme, shpesh tifozët i fusin ato brenda. Nuk besoj që kjo do të ndikojë në vlerësimin e aspektit taktik të UEFA’së”, ka thënë Ademi.

Sipas tij, për të ka qenë befasi pasi që ai ka pasur takim me tifozët e të dyja palëve dhe ishte premtuar që kjoo gjë mos të ndodhte.