Kryetari i Ferizajt: Eliminimi i rrezikut nga qentë endacak do të zgjas disa vjet

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, e ka marrë me shqetësim lajmin për lëndimin nga qentë endacakë të fëmijës, Urim Tusha. Ai ka thënë se kupton këtë rast si fatkeqësi, për të cilën ndan dhembjen dhe shqetësimin me familjen e fëmijës së lënduar.

Lajme

23/03/2015 10:53

Kryetari i Ferizajt e ka pritur me lehtësim njoftimin se fëmija i lënduar nga qentë, po përmirësohet nga shëndeti dhe lutet që t’i kalojë sa më shpejt lëndimet dhe traumat e pësuara. Kryetari Sfarqa solidarizohet me familjen e Urim Tushës dhe shpreh gatishmërinë për t’i ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

Kryetari i Ferizajt sqaron qytetarët se Komuna e Ferizajt ka kontraktuar një firmë për trajtimin e qenve endacakë, e cila tashmë ka trajtuar mbi 400 qen, por eliminimi i rrezikut prej tyre është problem afatgjatë dhe do të zgjasë disa vjet.

Kryetari Sfarqa ka mobilizuar të gjitha drejtoritë e ekzekutivit komunal që lidhen rastin e fëmijës Urim Tusha dhe me trajtimin e qenve endacakë, për të minimizuar rreziqet që vijnë prej tyre.