Kryetari i “Dardanëve” ka një mesazh para ndeshjes ndaj Maltës

Kosova do të përballet me Maltën për ndeshjen e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

08/10/2018 16:35

Kombëtarja jonë luan në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili pritet të jetë i stërmbushur nisur nga fakti se qytetarët sot janë parë të presin në radhë të gjata për të siguruar një biletë.

Por, është Luli Berisha, kryetari i “Dardanëve” ai që ka një mesazh para lojës.

Në “Facebook” ai ka shkruar: “Mos mungo hajde tribuna plot gola plot spektakel po biletë po fitore po vend te parë po qka po don tjeter”.

Performancat e mira të Kosovës nën drejtimin e Challandes kanë rritur entuziazmin e tifozëve. /Lajmi.net/