Kryetari i Dardanëve: Bunjaki la Suedinë për Kosovën, ku ishin të tjerët atë kohë?

Vjen reagimi i parë për largimin e Albert Bunjakit nga Përfaqësuesja e Kosovës pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Sport

04/09/2017 21:47

Atë e ka bërë themeluesi i tifo grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha përmes rrjeteve sociale.

Ai dëshiron që Bunjaki të vazhdoj me Kosovën deri në 2020, pasi edhe plani i projektit ishte kështu.

Më poshtë keni reagimin e plotë të Lulzim Berishës, i njohur si themeluesi i Dardanëve:

Pse me u largu Alberti Bunjaki ??

Pse duhet të largohet njeriu që dha dhe sakrifikoj gjithçka për Kosovën. Ai filloj nga viti 2002 në kohën kur as nuk paramendohej pranimi i Kosovës në Fifa. Por ai nuk u ndal kurrë, punoi në kushte të mjerueshme, pa mbështetjen e askujt. E sot pas pranimit në Fifa, pas disa rezultateve negative, manipuluesit e mashtruesit e ata që ishin kundër Kosovës kërkojnë dorëheqjen e tij. A është reale të pritet rezultate të mira me këta kundërshtar të fort, me Kosovën e cila as stadion nuk ka, e pa përvojë në këto gara dhe me këta lojtar të rijnë ??!!.

Mos të harrojmë që ishte projekti i Albertit që i bindi këta talenta të vinë të luajnë për Kosovën. Ai la Suedinë dhe interesin e tij personal për Kosovën. Projekti i tij ishte deri në vitin 2020 që në rast që nuk të kualifikohej në Evropian do të largohej vet.

Unë personalisht jam kundër largimit të Albertit i cili dha edhe atomin e fundit për Kosovën. E vlerësoj shumë kontributin e tij, e ata që e kanë kritikuar janë vetëm manipulues e lakmitar të postit të tij. Mendoj që Alberti e meriton dhe duhet të qëndroi në projektin e tij deri ne 2020!.

Lehtë është me kritiku por në këto kushte dhe në këtë kohë nuk është lehtë të luash ndaj Kroacisë, Ukrainës, Islandës, Turqisë por edhe Finlandës.

Cili trajner tjetër do të jetë kaq i përkushtuar për Kosovën, cili trajner tjetër qan për Kosovën, siç bëri sot Alberti ?? Apo vetëm që është Shqiptarë nuk e vlerësojmë por e injorojmë !!