Kryetari i Deçanit: Të protestojmë nesër për lirimin e Haradinajt

Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj i ka ftuar qytetarët e atij vendi që të dalin nesër në protestën e thirru për lirimin e Ramush Haradinajt.

Lajme

10/01/2017 15:22

Ai ka thënë se pavarësisht bindjeve politike, nesër të bëhen bashkë në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë.

Franca sipas tij, duhet ta liroj menjëherë Ramushin, njeriun që siç thotë ai, është simbol luftës dhe themel i shtetit të Kosovës./Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit!

Pavarësisht bindjeve politike ju ftojë të gjithëve që NESER me 11. JANAR në ora 12:00 të bashkohemi në sheshin Shkelzen Haradinaj në Pejë për lirimin e RAMUSHIT!

Bashkohemi nesër në Pejë!

Eja edhe ti, takohemi te sheshi!

Nesër Kosova kërkon lirimin e Ramushit!

………………………………………………………………….

Këta dy fëmijë në maj të vitit 2016 po vendosin lulëkuqe në burgun e Dubravës, aty ku regjimi kriminal i Millosheviqit kishte vrarë e masakruar qindra të burgosur shqiptarë!

15941014_1197758290321796_2385894933395820061_n

Me “dosje” të shpifura dhe fletarreste të këtij regjimi Ramush Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze!

Në vend që të gjykohen kriminelet, ndalohet njeriu që kishte dëshmuar pafajësin dy here në tribunalin e Hagës!

Të gjithë ne e dijmë se Ramush Haradinaj si askush tjeter e ka respektuar kodin e luftës dhe burrnisë! Ai ishte një komandant i vertet me dinjitet të vlerave të një shqiptari të pastërt si loti! Në shekullim që lam pas Ramushi është përsonalitet dhe komandant i pakrahasueshëm! Të gjithë ne krenohemi me Ramushin dhe me veprat e tij!

Franca duhet ta liroj mënjëherë Ramushin, njeriun që është simbol luftës dhe themel i shtetit të Kosovës!

Kosova sot është me Ramushin! Çdo shqiptar sot është me Ramushin!

Bashkohemi nesër në PEJË!rs