Kryetari Ahmeti flet për aktgjykimin që iu bë Inspektorëve, nuk e komenton lartësinë dënimeve

Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës janë shpallur fajtor të premten nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajme

20/04/2018 15:23

Të gjithë të pandehurit për krim të organizuar, për ndërtimet e kundërligjshme, janë dënuar me rreth 20 vjet burg. Lidhur me këtë aktgjykim ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burg që dëshmon se ka egzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme. Nuk mund të flas për lartësinë e dënimeve duke respektuar ndarjen e pushteteve; ato le ti vlerësoj qytetari./Lajmi.net/