Kryetarët e komunave me mijëra euro nëpër banka

Deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka zbardhur pasuritë mijëra euroshe të zyrtarëve publik në Kosovë.

Lajme

16/06/2018 21:00

Në mesin e tyre janë edhe kryetarët e komunave, një numër i madh i të cilëve kanë të ruajtura në banka shuma të majme parash.

Më i pasuri po del të jetë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së i ka në bankë rreth 127 mijë euro. Veç tyre me miliona euro, kanë vlerë edhe pronat që Haziri i ka deklaruar, shumica e të cilave janë trashëgimi nga prindi.

Mijëra euro ka edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari. Vetëm para cash ai ka deklaruar afro 50 mijë euro.

Kurse mijëra euro tjera ai ka vetura luksoze.

Mbi 20 mijë euro në AKK i ka deklaruar edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri gjithashtu ka bërë të ditur se ka shtëpi mbi 450 mijë euro, kurse një shtëpi tjetër e ka deklaruar të prindit në vlerë 550 mijë euro.

Kryetarët e komunave të LDK-së po del se kanë shumë pasuri. Më keq nuk qëndron as Haki Rugova.

I pari i Istogut ka deklaruar 18 mijë euro në bankë. Kurse kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka deklaruar 14 mijë euro tjera.

E çudtishme është fakti te kryetari i Fushë Kosovës. Burim Berisha i ka deklaruar diku rreth 29 mijë euro nëpër banka.

Por ai ka bërë të ditur se këto para janë të fëmijëve të tij.

Mbi 18 mijë euro në bankë gjithashtu ka edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kurse i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovic edhe pse nuk i ka deklaruar paratë, ka bërë të ditur se posedon dy ora në vlerë 18 mijë euro.

E kryetari i komunës me më së paku para nëpër banka, sipas deklarimit të pasurisë është i pari i Hanit të Elezit, Rufki Suma./Lajmi.net/