Kryesia pro EULEX-it, në dilemë për gjykatën që nuk ia di as emrin

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thënë se në seancën e ardhshme të Kuvendit do ta kenë si rend dite projektligjin për ndryshimin e mandatit të EULEX-it, ndërsa ende nuk kanë material për Gjykatën speciale.

Lajme

18/04/2014 14:48

Krasniqi i ka bërë këto komente të premten, në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Adem Grabovci, ka deklaruar se Grupi Parlamentar PDK-së është unik për vendimin e gjykatës, porse ende nuk kane vendim se si do të votojnë, pro ose kundër.

Sipas tij, krijimi i kësaj gjykate është vendimi me i pa drejte qe iu është bërë Kosovës.

Kurse, Visar Ymeri, ka thëne se Vetëvendosje e kundërshton mandatin e EULEX-it dhe krijimin e gjykatës, të cilës thotë se nuk ia di as emrin.