Kryesia e Kuvendit vendos sot për interpelancën ndaj Mustafës dhe Stavilecit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës me kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Lajme

20/03/2017 08:15

Në rendin e ditës ndër të tjera, është paraparë të  vendoset për Intepelancën ndaj kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, dhe ministrit të zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci.

Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, është thirrur me  kërkesë të deputetes së VV-së Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Ndërsa interpelanca e ministrit Blerand Stavileci, është thirrur me kërkesë të deputetit poshtu të VV-së Visar Ymeri, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike.

 

R e n d i  i  d i t ë s

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

12. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

15. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

16. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë,

17. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.