Kryesia e Kuvendit sot vendos për seancën e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.

Lajme

24/12/2018 11:19

Në ora 14:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka paralajmëruar mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, pikë e rendit të ditës është kërkesa e opozitës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për  draft-marrëveshjen për dialogun me Serbinë.

“Kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë””, thuhet në njoftimin e Kuvendit. /Lajmi.net/.