Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, 21 pika në rendin e ditës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbaj mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare, ku do të caktohet dita për seancën plenare.

Lajme

16/02/2016 08:13

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, kryesia në rend dite ka 21 pika dhe mbledhja do të fillojë në ora 10:00. Kjo është mbledhja e parë e kryesisë së Kuvendit të Kosovës për këtë vit.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancën plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
  7. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,
  8. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
  9. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për zhvillim për realizimin e Projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit,
  10. Votimi i Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënësve,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet strategjike nÍ Republikën e Kosovës,
  15. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për Kundërvajtje,
  16. Shqyrtimi i Parë i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
  17. Shqyrtimi i Propozim-Rregullores për procedurat e zgjedhjes dhe shkarkimit të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
  19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Policinë,
  20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspekcionin Bujqësor,
  21. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lid hur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2016,
  22. Zgjedhja e një (1) anëtari në Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
  23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.