Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, cakton seancën për “gylenistët”

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për caktimin e seancës lidhur me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Lajme

03/04/2018 16:21

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet gjatë ditës së mërkurë me fillim prej orës 10:00, ku si pikë e vetme e rendit të ditës është kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq./Lajmi.net/