Kryeshefja e IPK-së thotë se në rastin në Drenas ishin të përfshirë edhe persona tjerë

Në Komisionin për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës është duke u raportuar për rastin e  abuzimit të 16 vjeçares në Drenas.

Lajme

20/02/2019 10:59

Kryeshefja e IPK-së, Miradie Kelmendi para deputetëve ka thënë se në këtë rast janë të përfshirë më shumë se tre persona, raporton lajmi.net.

“Ka edhe persona të tjerë që janë inkriminuar në këtë rast, pra nga institucione të tjera”, ka thënë ajo.

Kelmendi dha këtë deklaratë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Rexhep Selimi nëse ka të dyshuar tjerë në këtë rast. /Lajmi.net/