Kryeqyteti i Somalisë goditet nga një eksplodim i madh

Një sulmues vetvrasës ka sulmuar qeverinë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle, raportuan autoritetet.

Bota

02/09/2018 15:31

Vetura që eksplodoi në zonë, la të vdekur tre ushtarë dhe 14 persona të tjerë të plagosur, duke përfshirë 6 fëmijë.

Sulmi po ashtu shkaktoi dëme në shtëpitë në afërsi dhe në një xhami. Grupi militant al-Shabab, mori përgjegjësinë për sulmin.

Somalia është përballur me jostabilitet dhe dhunë që nga viti 1991.