Kryeprokurori i EULEX-it: Në Kosovë ka potencial për terrorizëm, ekziston ekstremizmi fetar

Në Kosovë ekziston ekstremizmi fetar dhe ka potencial për terrorizëm, siç ekziston në Evopë, Azi ose Amerikën e Veriut, tha Jonathan Ratel, zëvendës kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Lajme

21/09/2014 18:56

Jonathan Ratel, kryeprokuror i EULEX-it, i ka thënë gazetës “Vesti” botimi në Frankfurt të Gjermanisë, se ku ka papunësi të lartë, varfëri kronike dhe pak mundësi për jetë më të mirë, ekstremizmi fetar është strehë.

“Aktualisht po zhvillohen dy hetime penale që përfshijnë një numër të caktuar njerëzish. Hetimet po zhvillohen dhe pres aktakuza në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për aktakuza serioze që kanë të bëjnë me marrjen pjesë dhe me rekrutimin për aktiviteteve terroriste. Nuk mund të flas për hetimet që po vazhdojnë por mund të them se me policinë e Kosovës kemi bashkëpunim shumë të mirë sikur dhe me agjencitë tjera që ndihmojnë rreth mbledhjes së dëshmive dhe që japin edhe forma të tjera asistence“, ka sqaruar Ratel. 

Ky prokuror ka shtuar se ekziston një shqetësim i madh për aktivitetet ekstremiste në gjithë Europën, e cila, ka thënë ai, “po ballafaqohet me fenomenin e bashkimit të të rinjve, kryesisht burra, në konflikte në Lindje të Afërt, kryesisht në Siri e Irak”. 

Si kudo tjetër në Evropë, dhe ne jemi shumë të shqetësuar për shkak se të rinjët, të mashtruar nga elementet ekstremiste, shkojnë për të luftuar për atë që ata e konsiderojnë thirrje fetare, tha Ratel. 

Ratel ka folur edhe për rekrutimin që disa imamë i bëjnë të rinjëve për t’u bashkuar në aktivitetet terroriste. 

“Rekrutimi për pjesëmarrje në terroriëzm është një krim. Në të vërtetë, është e vështirë për ta provuar. Ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me elementin e rekrutimit të të rinjve për ekstremizmin fetar,” tha Ratel, transmeton lajmi.net. 

I pyetur nëse ekziston një kërcënim i akteve terroriste kundër disa grupeve apo individëve në Kosovë, Ratel nuk e mohon këtë. 

“Kërcënim real për terrorizmin fetar dhe politik. Nëse njerëzit vendosin për të udhëtuar në një vend të huaj dhe angazhohen në konflikte apo kanë pikëpamje ekstremiste, kjo as këtu në Kosovë, nuk përbënë ndonjë ndryshim. Pikërisht janë pikëpamjet e tyre se çfarë janë këto ngjarje dhe këto gjëra dhe ne jemi shumë të shqetësuar në lidhje me aktivitetet e tyre. Megjithatë njerëzit nuk duhet të alarmohen, pasi autoritetet kompetente po e monitorojnë situatën me shumë kujdes për të përcaktuar nëse ky fenomen po rritet”, ka thënë Ratel. (lajmi.net)