Kryepeshkopi i Shqipërisë ofertë nga Tsipras për t’u bërë president i Greqisë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastasios Janullatos është kandidati kryesor për postin e Presidentit të Greqisë. 

Lajme

03/02/2015 11:15

Kryeministri i ri i Greqisë, Alexis Tsipras i ka bërë ofertë kryepeshkopit të Shqipërisë për të pranuar postin e kreut të shtetit Helen, që ka mbetur vakant pas dorëheqjes së Papulias. 

“Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasio që të pranojë ofertën e kryeministrit Alexi Tsipra për të qenë kandidat për President të Republikës”, shkruan medie greke. Sipas gazetës greke Janullatos edhe pse nuk ka refuzuar ende nuk ka pranuar, duke thënë se ai ka një mision për të kryer në Shqipëri.