Kryeparlamentarit Veseli ngushllon familjen Nushi

Me rastine vdekjes së akademikut Pajazit Nushi, Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli e ka ngushëlluar familjen Nushi.

Lajme

02/09/2015 23:38

“Ngushëllime Familjes së Akademikut të nderuar, Pajazit Nushi! Në memorien tonë kolektive, Profesor Nushi do të mbetet si njëri nga veprimtarët e palodhur i të drejtave të njeriut, pedagog i nderuar i Universitetit të Prishtinës dhe autor i shumë teksteve që kanë vënë bazat e dijeve psikologjike te ne”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.