Kryeparlamentari Veseli thotë se dy deputetë janë keq me shëndet pas hedhjes së gazit

Gazi lotsjellës ka ndërprerë për herë të dytë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet votimi për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Lajme

21/03/2018 14:54

Në këtë formë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes hedhjes së gazit lotsjellës po përpiqet që ta pamundësojë votimin për ratifikimin e demarkacionit, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thëne se dy deputetë nuk janë mirë me shëndet pas hedhjes së gazit lotsjellës. “Deputeti Ramiz Kelmendi dhe Flora Brovina, nuk janë mirë me shëndet pas hedhjes së gazit”, tha Veseli pas mbledhjes së kryesisë se Kuvendit e cila mori vendim që të përjashtojë nga esenca 5 deputet të Vetëvendosje.

Kujtojmë që deputeti Ramiz Kelmendi është paraqitur me probleme shëndetësore se fundmi dhe nuk kishte mundur që të marr pjesë në seancen e djeshme të Kuvendit./Lajmi.net/