Kryeminstri grek, Cipras: Urime miku im Zaev

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka uruar kryeministrin Zaev për hapjen e rrugës së ndryshimeve kushtetuese ku parashihet zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë mes Greqisë dhe Maqedonisë./alsat/

Lajme

20/10/2018 08:08

“Urime miku im Zoran Zaev ! Vota e sontme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe prosperuese për qytetarët tanë”- ka shkruar Cipras në Twitter.