Kryeministrja serbe: Vuçiq nuk ka marrë propozim për Kosovën me shkrim, vetëm me gojë – Lajmi.net
Kryeministrja serbe: Vuçiq nuk ka marrë propozim për Kosovën me shkrim, vetëm me gojë
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 21:11, 16 May 2018
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka marrë ndonjë dokument zyrtar për zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës, ajo ka thënë se kanë biseduar për këtë temë mirëpo nuk mund të bëj asgjë publike.

Sipas saj, nëse do të komentonte do të rrezikohej pozicioni negociues, raporton ‘Blic’, përcjell lajmi.net.

“Vuçiq ka marrë propozime verbale, gojarisht, por në këtë periudhë për shkak të pozicioneve negociuese nuk mund të komentoj mbi diçka të tillë”, është shprehur Bërnabiq.

Vuçiq e ka konfirmuar sot në Sofje se ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka theksuar se ka një plan mirëpo nuk është i kënaqur me detaje të caktuara.

Vuçiq është takuar sonte me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku temë diskutimi ka qenë dialogu mes dy vendeve./Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO