Kryeministrja serbe: Vendimi për Mlladiqin nuk është surprizë për Serbinë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha të hënën se vendimi i Gjykatës së Hagës për dënim me burg të përjetshëm ndaj Ratko Mlladiqit, nuk është surprizë për popullin serb.

Lajme

22/11/2017 13:54

Ajo, si edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiqi, tha se Serbia dhe populli i saj duhet të shikojnë nga e ardhmja në mënyrë dhe të kenë një shtet të qëndrueshëm, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të shikojmë në të ardhmen, në mënyrë që më në fund të kemi një shtet të qëndrueshëm”, u tha Bërnabiq gazetarëve, raporton Reuters. /Lajmi.net/