Kryeministrja serbe sërish me akuza, tani thotë se ndërkombëtarët janë kundër Kosovës

Pas kthimit nga dialogu për Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Gjenevë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se Prishtina nuk mund të llogaritet si partner i besueshëm, ndërsa Beogradi po, kjo pasi që Prishtina nuk po i respekton marrëveshjet e arritura në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Lajme

02/10/2018 23:43

Sipas saj, Beogradi po llogaritet nga ndërkombëtarët edhe si partner i besueshëm, i durueshëm e tolerant.

Ajo në një konferencëpër media tha se një nga temat e diskutuara në Gjenevë ishte edhe dialogu Prishtinë-Beograd, ku sipas saj, aty u fol për provokimet e Kosovës ndaj Serbisë./lajmi.net/