Kryeministrja serbe ‘përplaset’ me Pacollin në Nju Jork

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq është takuar kalimthi me ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, brenda ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork

Lajme

25/09/2018 21:51

Udhëheqësja serbe ishte duke folur para gazetarëve, kur Pacolli i është afruar për ta përshëndetur.

Bërnabiq e ka pyetur Pacollin se ku ka marrë leje për të hyrë brenda ndërtesës së OKB’së, ku Kosova nuk është anëtare.

Pacolli është përgjigjur, duke i thënë: “E kam marrë nga ju”.

Bërnabiq më pas është shprehur me fjalët: ‘Po të pyetesha unë…’. Kësisoj, kryeministrja serbe ka lënë të kuptohet se nuk do t’i jepte leje atij.

Pas kësaj, Pacolli është larguar, duke u thënë gazetarëve serbë që Bërnabiq është zonjë e respektuar. /Lajmi.net/