Kryeministrja norvegjeze, Solberg: Modeli Nordik është i mundshëm në Ballkan

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, që po qëndron për vizitë zyrtare në Serbi, ka thënë në një intervistë për Politika se Modeli Nordik i bashkëpunimit është i mundshëm edhe në Ballkan.

Lajme

02/07/2018 09:53

Me rastin e diskutimeve me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, mbi të ardhmen e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kroacisë, ajo ka thënë se duhet marrë si shembull marrëdhëniet në mes të Norvegjisë dhe Suedisë, përcjell Klan Kosova.

Ajo ka theksuar se besimi i përbashkët është sekreti i suksesit të bashkëpunimit të vendeve nordike, dhe se ky besim është rezultat i bashkëpunimit në të kaluarën.

Modeli Nordik për të cilin ka folur Solberg i referohet politikave të përbashkëta ekonomike dhe sociale në mes të vendeve nordike.