Kryeministrja jep dorëheqje, Sllovenia shkon në zgjedhje të reja?

Kryeministrja e Sllovenisë Alenka Bratushek ka përgatitur tash e disa ditë dorëheqjen e saj nga posti, por atë e ka publikuar të hënën. Sipas të gjitha gjasave Sllovenia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë kësaj vere. 

Lajme

05/05/2014 20:51

Pasi ka humbur në zgjedhjet për partinë e saj, Sllovenia Pozitive, shefja e ekzekutivit të Republikës së Sllovenisë, Alenka Bratushek pati paralajmëruar dorëheqje të cilën e bëri publike sot nëpër rrjetet sociale, si dhe duke ia dërguar presidentit të shtetit dhe kryeparlamentarit të Sllovenisë. Pritet që dorëheqja e saj të arrijë në Parlament ditën e enjte.    

Sipas medieve sllovene, të mërkurën , presidenti Borut Pahor do të këshillohet me juristë lidhur me afatet për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, që parashikohet të mbahen në korrik apo gusht, në qoftë se Parlamenti në ditët e ardhshme nuk e zgjedh mandatarin e ri për formimin e qeverisë.

Mediet spekulojnë se Bratushek do të formojë parti të re.