Kryeministrja britanike viziton sot Maqedoninë

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të qëndrojë sot në Maqedoni në një vizitë të paralajmëruar më parë.

Lajme

17/05/2018 10:08

Ajo do të arrijë në Shkup nga Sofja, pasi është pjesëmarrëse në samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vit kur shënojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, lidhjet mes dy vendeve tona janë më të forta se kurrë më parë”, thuhet në komunikatën e kabinetit të kryeministres britanike.

Në kumtesë thuhet se May do të jetë kryeministrja e parë që vjen në Ballkanin Perëndimor prej vizitës së ish-kryeministrit, Tony Blair më 1999.

Nga kabineti i saj kanë thënë se kryeministrja britanike do të takohet me kryeministrin maqedon, Zoran Zaev dhe me aktivistë të komunitetit LGBT-së në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

May do ta përfundojë vizitën me një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë.