Kryeministria nderon viktimat e sulmeve terroriste në Paris

Të shtunën, para Ambasadës së Francës në Prishtinë, janë vendosur buqeta lulesh në nderim të viktimave të sulmeve terroriste që ndodhën të premten në Paris.

Lajme

14/11/2015 18:17

Në emër të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, një buqetë me lule, në nderim të viktimave të pafajshme, është vendosur nga shefja e stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, raporton lajmi.net.

Dumoshi, po ashtu, është takuar me ambasadoren franceze, Maryse Daviet, duke i përcjell ngushëllimet më të sinqerta të kryeministrit Mustafa, për familjarët e viktimave, popullin dhe Qeverinë Franceze, në këto momente të vështira./lajmi.net

3 (1) 2 1 (1)